Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti duke u bazuar në votën e deputetit të dënuar Etem Arifi ka qenë i padrejtë dhe jo profesional.
Mustafa tha se Arifi ka votuar edhe Qeverinë Kurti dhe Kryesinë e Kuvendit, por askush nuk është marrë me këtë rast.
Megjithatë Mustafa thotë se ata do ta respektojnë këtë vendim, ani pse si të tillë e quajnë të dëmshëm për vendin.
Madje ai thotë se Gjykata Kushtuese nuk ka të drejtë të shpallë zgjedhje dhe se sa herë që po i kërkohet mendim ajo po shkruan pjesë të Kushtetutës që nuk e kanë nën kompetencë.
“Ne nuk kemi pritur fare që Gjykata Kushtetuese do të dalë me një vendim të tillë sepse janë marrë masa dhe nuk është alarmuar ligjshmëri me kohë ndaj deputetit Etem Arifaj. Ai është zgjedhur deputet në këtë mandate. Vepra për të cilën është dënuar ai i takon legjislacionit të kaluar dhe rrjedhimisht ai ka bërë mandatin në legjislacionin e kaluar. Ai ka marrë pjesë dhe ka votuar për të gjitha organet që kanë dal nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar edhe për Kuvendin edhe për Kryesinë e Kuvendit edhe për Qeverinë Hoti dhe Qeverinë Kurti dhe askush nuk e ka sinjalizuar se ai nuk ka të drejtë ta bëjë këtë. Dhe tash është çështja vetëm te votimi i Qeverisë Hoti. Do të lihen anash votat për të tjerët”, tha Mustafa për Ekonomia Online.
“Mendoj se është një koncentrim i paarsyeshëm i Gjykatës Kushtetuese nëse Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që ky nuk ka pasur mandat që nga fillimi sepse ka qenë i dënuar atëherë duhet mandati i tij të zbritet nga mandatet e 120 deputetëve dhe mbetet që qeveria prapë është votuar me shumicën e deputetëve dhe poashtu nuk shoh asnjë arsye kushtetuese që Gjykata Kushtetuese t’i shpallë zgjedhjet. Nuk është në mandatin as në rolin e Gjykatës Kushtetuese që t’i shpallë zgjedhjet. Ajo mund të konstatojë në aktgjykim dobësitë ose lëshimet ligjore të cilat kanë ndodhur, por nuk është ajo që i shpallë zgjedhjet. Unë mendoj që nuk ka qenë as i drejtë dhe as profesional”, tha ai.
“Por unë nuk e kontestojë tani vendimin si të tillë sepse ne jemi shprehur si LDK që do ta pranojmë vendimin dhe do të sillemi sipas këtij vendimi. Por unë mendoj se vendimet e tilla nuk i bëjnë mirë vendit sepse asnjë gjykatë në Kosovë nuk duhet të dalë dhe të sillet si organ suprem i shtetit të Kosovës dhe ai pastaj ndan drejtësinë sepse është Kushtetuta që i ka përcaktuar rregullat e sjelljes dhe nuk mundet Gjykata Kushtetuese në çdo rast të shkruaj pjesë të Kushtetutës ashtu siç po ndodh tek ne”.
Mustafa e vlerëson të mirë qeverisjen e kryeministrit Hoti, duke shtuar se ka qeverisur në një periudhë të rëndë, sa i përket menaxhimit të pandemisë dhe luftës kundër korrupsionit.
Prandaj, sipas tij, Kosovës i nevojitet Qeveri e cila respekton edhe Kushtetutën edhe ligjet.
“Unë mendoj se Qeveria Hoti ka qeverisur mirë. Por jam i bindur poashtu që ka qeverisur në një periudhë krejtësisht të rëndë sepse ka pasur një koalicion të shumicës nganjëherë edhe në mungesë të shumicës veçmas prej periudhës që është arrestuar deputeti Arifi edhe më parë por ka punuar shumë sa i përket menaxhimit të pandemisë dhe luftës kundër pandemisë. Ka dhënë rezultate shumë të mira në komunikim ndërkombëtar sepse është rikthyer komunikimi me ShBA-në. Mirëpo për gjashtë muaj është e pamundur që të bëhet ndonjë punë tepër e madhe e cila do të shënojë një epokë të qeverisë Hoti por ajo që kam parë zotëri Hoti si kryeministër ka punuar me ndërgjegje të plotë. Nuk është cilësuar si një kryeministër që ka bërë shkelje as të Qeverisë. Prandaj na nevojitet kësi Qeveri e cila respekton edhe Kushtetutat edhe ligjet e Kosovës”.
Mustafa thotë se para se të shkohet në zgjedhje duhet të miratohet buxheti dhe të ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare.
“Mendoj që është rrezik shumë i madh. Nëse nuk miratohet buxheti dhe në këtë rast bëjë apel te të gjitha subjektet politike që ato të mobilizohen dhe ta thërrasin një seancë të Kuvendit para shpalljes së zgjedhjeve në mënyrë që buxheti të miratohet të ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare të cilat ndërlidhen edhe me buxhetin e ardhshëm. Dhe posa të kryhet kjo ne s’jemi fare kundër që të shkohet në zgjedhje që ushtruesja e detyrës së presidentes t’i shpallë ato dhe vendi të shkojë në zgjedhje”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj