Shërbimet ruse e kanë planifikuar dhe zbatuar vrasjen e gjashtë të rinjve serb në Pejë gjatë luftës në Kosovë, i njohur si rasti “Panda”.
Kështu pohon në dokumentarin “VIRUSSIA”, drejtori ekzekutiv i SEES, Agim Musliu duke shtuar se, vet zyrtarët serbë asnjëherë nuk e kanë thënë me saktësi se kush e ka bërë atë krim.
“Vet rasti Panda i ka bërë të vuajnë së pari familjet serbe, prindërit dhe familjarët që kanë pësuar në atë rast. Por, edhe shumë shqiptarë kanë vuajtur. Edhe sot vuajnë. Kanë mbetur invalidë nga torturat e shërbimeve sekrete serbe dhe policisë serbe të asaj kohe. Vet zyrtarët serbë, asnjëherë nuk e kanë thënë me saktësi se kush e ka bërë atë krim. Ndërsa në mjetet e komunikimit, në kohët e fundit, ka një indikacion që tregon se vjen nga Rusia. Që tregon se shërbimet ruse e ka planifikuar dhe zbatuar këtë rast, nëpërmjet njerëzve apo shërbyesve të vet nga Serbia, punonjës të atëhershëm të institucioneve në Serbi, që kanë qenë të pranishëm në Kosovë”, pohon Musliu.
Për aktivitet të përbashkët ruso-serb të kriminelëve të luftës, shqetësime ka edhe në Bosnjë e Hercegovinë.
Lidhur me këto aktivitete, gazetari hulumtues nga Bosnja e Hercegovina, Avdo Avdiq tregon se Milorad Dodik ka futur në Kuvendin e Republika Srpska njerëz me uniforma të zeza.
“Në janar të vitit 2018, në Kuvendin e Republika Srpska, Nenad Stevandiq, partneri i Dodikut, futi në parlament njerëz me uniforma të zeza, të cilët më vonë u kuptua se ishin kriminel nga Bosnja e Hercegovina. Në mesin e të cilëve ishte edhe një i dënuar i gjykatës së Hagës, për krimet e kryera në Prijedor”, tregon Avdiq.
Gazetari boshnjak thotë se veprimet e tyre kishin të bëjnë me sektorin e sigurisë.
“Kishte edhe persona nga Serbia, kriminel aktiv të cilët shpesh qëndronin në Nish për ushtrime. Më vonë u kuptua se bëhej fjalë për një shoqëri fashistësh, kështu i cilësojnë kolegët nga Serbia, të quajtur ‘Nderi Serb’, shoqëri e cila vepronte ne Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi. Kur Nenad Stevandiqi, i futi këta njerëz në Kuvend, atëherë filluan të zbulohen disa gjëra për veprimet ruse, që kanë të bëjnë me sektorin e sigurisë”, shtoi ai.
Avdiq përfundon se disa anëtarë të “Nderit Serb” kishin krijuar njësinë “Tigri” që ishte drejtuar nga krimineli Arkan.
“Disa prej tyre [Nderi Serb] krijuan edhe njësinë të quajtur ‘Tigrat’, duke u shërbyer me praktikat e kriminelit Arkan, madje njëri prej tyre Sasha Millakoviq, ishte përcjellës i vet Arkanit, i dyti Doshen, kriminel lufte nga Prijedori, dhe i treti Bojan Stojkoviq nga Nishi, i cili shpesh kishte shkuar edhe në Donbas, Moskë dhe Nish”, përfundon Avdiq. /RTK/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët