Ekspert i sigurisë, Agim Musliu, thotë se Serbia ka mbi 30 mijë njerëz që punojnë çdo ditë për të sulmuar Kosovën në të gjitha dimensionet e jetës. Ai tregon se Serbia po armatoset me armë ofensive nga Rusia, Kina dhe Irani, me ndihmën e agjentëve të FSB-së.
Musliu thotë se lufta hibride fillon nga diçka e përditshme dhe sociale dhe përfundon në diçka jo aq të përditshme, siç është një intervenim ushtarak.
“Lufta hibride i përshinë të gjitha dimensionet e jetës. Që nga kultura, socialja, ekonomi e të tjera. Dhe përfundon një sulm terrorist, siç e pamë në Banjskë, me intervenim ushtarak. Mund të ballafaqohemi shume lehtë me këtë lloj të luftës hibride, e cila është shumë e egër ndaj nesh, ne nuk kemi bash shumë kapacitet të zhvilluara”.
“Çdo institucion duhet ti kenë në nivel goxha të lartë, sepse jemi të cenueshëm. Serbia ka shumë janë diku rreth 30 mijë njerëz që punojnë për çdo ditë në këtë aspekt dhe paguhen nga shteti për të sulmuar Kosovën në çdo aspekt. Edhe efekti arrihet, deshe s’deshe, arrihet. E jona është të rritet kapacitetet dhe të insistojmë në të vërtetën ta plasojmë të vërtetën”, ka treguar Musliu.
Sipas Musliut, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dëshiron t’ia kthejë borxhin NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bombardimet ’99-ës.
Musliu ka theksuar se Vuçiqi dëshiron ta vazhdojë misionin që ka lënë në gjysmë kasapi i Ballkanit, Slobodan Milosheviq.
“Ata [udhëheqësit serbë] nuk e kanë kritikuar asnjëherë Milosheviqin që ka qenë kasap, apo i keq, por që nuk e ka përmbushë misionin. Ky [Vuçiqi] dëshiron ta vazhdojë atë mision dhe do t’i hakmerret NATO-s dhe ShBA-ve për bombardimet që u ka pësuar në Serbi. Në atë moment të bashkëpunimit me Putinin, ai edhe armatoset dhe i zhvillon taktikat, jo vetëm për rajon, por edhe gjetiu, ku informohet nga Vulini dhe agjentë tjerë të FSB-së. Në Republikën Srpska e kemi një trimërim të Dokut, që kërcënon edhe zyrtarët dhe ambasadorë të tjerë. Kjo vjen nga një përkrahje e Putinit, të cilat janë të kota. Historikisht Rusia nuk i ka ndihmuar Serbisë dhe askujt”, ka thënë Musliu në “FIVE” të Dukagjinit.
Sipas Musliut, Serbia është duke u armatosur në mënyrë të shpejtë me armatim ofensivë.
“Serbia po armatoset me hapa të shpejtë. Me armatim ofensivë. Me aeroplanë nga Rusia, me raketa nga Kina dhe me armatime të tjerë si: helikopterë dhe armatime të tjera që i prodhon vetë. Hiç më larg se dje agjenti i FSB-së i Putinit kishe një vizitë në ushtrinë serbe, ku nuk e la pa përmendur edhe sistemet e raketave AA1 që i blenë nga Kina… dhe disa mjete tjetra nga Rusia dhe po ashtu një mijë dronë vetëvrasës, që i kanë porositura nga Irani…”, ka shtuar Musliu. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania