Sot, thjesht, nuk është dita për zierje. Koha është ideale për shëtitje
Prandaj edhe po jua sjellim këtë recetë për musaka të shijshme, e cila përgatitet shumë shpjet, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 200 g makarona,
– 200 – 300 g mish të bluar,
– një qepë,
– 2 thelpinj hudhre,
– erëza, kripë,
– spec të kuq të bluar,
– 2 kokrra vezë,
– 200 g ajkë të thartë,
– kaçkavall.
Përgatitja:
Makaronat zieni dhe shtoni pak vaj që të mos ngjiten. Në vaj fërgoni qepën e grirë imët por shtojeni edhe mishin e bluar dhe fërgojini bashkë.
Shtoni hudhrën e grirë, erëzat, kripën, specin e kuq të bluar.
Tepsinë lyeni. Tundni vezët dhe shtoni ajkën dhe përzieni dhe pastaj shtoni makaronat.
Qitni gjysmën e makaronave dhe shtoni mishin e bluar në të cilin keni qitur një vezë.
Sipër radhisni pjesën tjetër të makaronave. Grini pak kaçkavall.
Piqni në 200 gradë Celsius rreth 30 minuta derisa të skuqet mirë.
Ju bëftë mirë. /Telegrafi/