Herën tjetër kur dëshironi musaka të shijshme, provoni ta gatuani sipas kësaj recete Përbërësit:- 500 g mish të bluar viçi,- 1.5 kg patëllxhanë,- 5 speca të kuq,- 4 domate,- 2 speca djegës,- 1 tufë majdanoz,- 1 qepë,- 1 karotë,- një filxhan verë të bardhë,- piper,- kripë.Përgatitja:

Fërgoni qepën, specin djegës dhe karotën. Shtoni mishin e bluar, domatet e grira imët, piperin dhe kripën.


Zieni mishin e bluar, 2 domatet e grira imët, piperin dhe kripën. Zieni derisa mishi të jetë gati dhe hiqeni nga zjarri.

Shtoni majdanozin e grirë imët. Patëllxhanët qëroni dhe pritni në rrathë dhe fërgoni pak.

Në fund të tiganit në të cilin keni qitur vaj radhisni patëllxhanin, qitni mishin e fërguar, specat e grirë dhe dy domatet e tjera të prera në kube apo në rrathë.

Qitni sipër musakasë verën e bardhë, mbulojeni me folie dhe piqeni në furrën e nxehur në 200 gradë rreth 50 minuta.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.