LAJMI I FUNDIT:

Murtezani emërohet si Koordinator nacional për zbatimin e Agjendës Reformuese të RMV-së

Murtezani emërohet si Koordinator nacional për zbatimin e Agjendës Reformuese të RMV-së

Në seancën e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u miratua konkluzioni me të cilin Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani u emërua koordinator nacional për zbatimin e Agjendës reformuese, thuhet në njoftimin nga shtypi i Qeverisë.

“Gjatë seancës u miratua propozimi – Modeli për krijimin e strukturës që do të menaxhojë zbatimin e Instrumentit për Reforma dhe Rritje, që rrjedh nga Rregullorja e BE-së 2024/1449 për vendosjen e Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor, me të cilin përcaktohet Agjenda Reformuese e Maqedonisë së Veriut, si dhe nga projekt-Marrëveshja për Instrumentin për Reforma dhe Rritje dhe projekt-Marrëveshja për kredi.

Me këtë propozim-Model, Ministria për Çështje Evropiane, në koordinim me institucionet kompetente, duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm për operacionalizimin e strukturës, e cila përfshin përgatitjen e të gjitha procedurave, udhëzimeve, dhe dokumenteve të tjera për ndjekjen, raportimin dhe vlerësimin, si dhe kontrollin dhe revizionin e brendshëm financiar publik, për zbatimin e Agjendës reformuese”, thuhet në njoftim.


Pas miratimit të tekstit të Projekt-Marrëveshjes mbi Instrumentin për Reformën dhe Rritjen, Qeveria autorizoi ministrin Murtezani ta nënshkruajë atë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori