Murati sqaron raportin e Bankës Botërore: BB tha se papunësia në Kosovë në fund të vitit 2023 ishte 10.9%

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Ministri i Financave Hekuran Murati ka reaguar në lidhje me raportin e Bankës Botërore për shkallën e papunësisë dhe pjesëmarrjen e popullsisë aktive në tregun e punës.
Përmes një shkrim në Facebook, ai thotë se papunësia reale në Kosovë në fund të vitit 2023 ishte 10.9%.
“Raporti i Bankës Botërore, siç edhe mund të shihet në tabelën më poshtë, e thotë që papunësia në Kosovë në fund të vitit 2023 është 10.9%”, ka shkruar Murati.
Ai thotë se shifra prej 37% ka të bëjë me pjesëmarrjen e popullsisë aktive në tregun e punës, e që sipas tij është tregues tjetër prej atij të papunësisë./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

































