Njerëzit që e kanë kaluar më herët koronavirusin mund të kenë mëdyshje nëse kanë mbrojtje të mjaftueshme ndaj variantit Delta të coronavirusit.
Varianti Delta, sipas shkencëtarëve, është mbi dy herë më ngjitës sesa variantet paraprake të coronavirusit.
Sipas disa studimeve, në përgjithësi, riinfektimet janë të rralla për shkak të natyrës komplekse të sistemit imunitar.
Imuniteti i fituar pas infektimit të parë me coronavirus, në shumë raste, mbron njerëzit nga riinfektimi, shkruan Healthline. Megjithatë, edhe kur njerëzit riinfektohen, në të shumtën e rasteve, ata kanë simptoma të buta të sëmundjes COVID-19.
Por, sipas ekspertëve, imuniteti ndryshon nga një person te një tjetër, ku disa persona kanë imunitet më të fortë, kanë përgjigje më të fortë imunitare që i mbron ata nga varianti Delta pas infektimit të parë dhe disa të tjerë kanë përgjigje më të dobët imunitare dhe ata sëmuren sërish.
or, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes në Shtetet e Bashkuara (CDC), në fillim të gushtit, publikuan gjetjet ku thuhej se personat e pavaksinuar kundër COVID-19, e që kanë qenë të infektuar më herët me coronavirus “kanë dyfish më shumë gjasa” që të infektohen sërish, andaj me qëllim që të krijojnë mbrojtje më të mirë ndaj sëmundjes, atyre iu bë apel që të vaksinoheshin.
“Nëse e keni pasur COVID-19 më herët, ju lutem vaksinohuni. Marrja e vaksinës është mënyra më e mirë për ta mbrojtur veten dhe të tjerët përreth jush, veçanërisht pas përhapjes së variantit më ngjitës Delta”, tha drejtoresha e CDC-së, Dr. Rochelle Walensky.
CDC ka studiuar banorët në Kentaki, ku janë analizuar rezultatet laboratorike të personave të infektuar me coronavirus më 2020 dhe atyre të infektuar në maj dhe qershor të vitit 2021.
“Personat që e kanë kaluar virusin dhe nuk janë vaksinuar kanë më shumë gjasa të infektohen sërish sesa personat e vaksinuar plotësisht, edhe nëse ata kanë qenë të infektuar gjashtë apo nëntë muaj më parë”, tha CDC-ja.
Sipas studimit, CDC-ja tha se imuniteti natyral nga infektimi i parë nuk është aq i fort, prandaj ky institucion ka rekomanduar që njerëzit që e kanë pasur virusin, të vaksinohen, në mënyrë që mbrojtja ndaj virusit të përforcohet. Edhe studime të tjera kanë gjetje të ngjashme, raporton rel.
Për shembull, një gjetjet e publikuara nga Shëndeti Publik i Anglisë, autorët e studimit thanë se varianti Delta rrit riinfektimet krahasuar me variantin Alfa “për 46 për qind”.
Në studim i kryer nga hulumtuesit e Universitetit të Oksfordit gjeti se njerëzit që prodhojnë përgjigje më të dobët imunitare janë më të rrezikuar që të infektohen sërish nga variantet e reja të koronaviursit. Por, ata shtuan se infektimi i parë ofron mbrojtje të mirë kundër sëmurjes së rëndë.
Dr. Amesh Adalja nga Universiteti Johns Hopkins tha se “është një rregull i përgjithshëm që riinfektimet nuk janë aq të rënda, për shkak se trupi i njeriut veçse ka pasur imunitet” në të kaluarën ndaj sëmundjes COVID-19.
Sistemi imunitar ka tri lloje të mbrojtjes nga një virusi: antitrupat, qelizat T dhe qelizat B.
Antitrupat janë linja e parë e mbrojtjes ndaj një infeksioni. Ato e mbrojnë trupin edhe nga sëmundja e lehtë.
Qelizat T dhe qelizat B të kujtesës gjenden në nyejt limfatike dhe veprojnë kur ekspozohen ndaj një patogjeni.
Qelizat T janë thelbësore për ta mposhtur virusin dhe për të parandaluar sëmundje të rëndë, hiospitalizim dhe vdekje.
Ndërkaq, sipas një hulumtimi, qelizat B të kujtesës prodhojnë antitrupa të rinj që njohin variantet e reja dhe mutacionet e tyre, kurdo që këto qeliza ekspozohen ndaj patogjeni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri