Shkencëtarët po zhvillojnë një sistem të ri paralajmërimi ndaj tërmeteve të quajtur “DAS”, i cili përdor kabllot me fibra optike për të zbuluar valët sizmike dhe ka potencialin të sigurojë mbulim më të gjerë se sistemet tradicionale.
Kur dy tërmete të mëdha goditën Turqinë jugore dhe pjesë të Sirisë fqinje më 6 shkurt, njerëzit nuk kishin asnjë ide për vdekjen dhe shkatërrimin që do të pasonte.
Të kapur në befasi në shtëpitë dhe vendet e tyre të punës, më shumë se 52,000 njerëz humbën jetën në atë që është përshkruar si “katastrofa e shekullit”.
Kështu, shkatërrimi i shkaktuar nga tërmetet dhe pasgoditjet e mëvonshme kanë rikthyer në qendër të vëmendjes shkencën në zhvillim që po merret me “parashikimit të tërmeteve”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Në këtë drejtim, vitet e fundit, shkencëtarët kanë bërë përparim në krijimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm të tërmeteve që dërgojnë sinjalizime direkt në telefonat e njerëzve kur sizmometrat zbulojnë fillimin e lëkundjeve.
Kjo teknologji ofron “paralajmërim sekondash”, në varësi të afërsisë me epiqendrën, e cila mund të sigurojë kohë të mjaftueshme për njerëzit që të mbulohen dhe të mbrohen.
Por një teknologji e re që mund të nxisë këto sisteme të paralajmërimit të hershëm supozohet se është “DAS”.
Megjithëse DAS është ende në fillimet e tij, shkencëtarët besojnë se mund të përdorë rrjetin e gjerë të kabllove me fibra optike që gjendet “nën këmbët tona” për të zbuluar valët sizmike.
Ndërsa këto kabllo janë kryesisht për telekomunikacion, lëvizja e tokës mund të krijojë sinjale të dallueshme që shkencëtarët mund të zbulojnë.
Dhe megjithëse DAS nuk mund të parashikojë tërmete, ai mund të zbulojë dridhjet e hershme që mund të jenë shenja e parë e një tërmeti të afërt.
Zëvendësimi i sizmometrave
DAS funksionon në mënyrë të ngjashme me ShakeAlert, i cili është sistemi i paralajmërimit të hershëm i Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.
ShakeAlert përfshin mbi 1,400 stacione sizmike në të gjithë Kaliforninë, Oregonin dhe Uashingtonin dhe dërgon alarme urgjence në telefonat celularë të banorëve lokalë nëse algoritmet e tij përcaktojnë se dridhja do të jetë mbi një magnitudë 5 ballë.
Edhe pse ky sistem mund të japë disa sekonda paralajmërim, ai është i kufizuar nga distanca nga epiqendra, që do të thotë se sa më afër të jeni, aq më pak kohë keni për t’u përgatitur.
Bëhet fjalë për DAS që ndryshon nga ShakeAlert në atë që përdor kabllot me fibra optike në vend të sizmometrave për të krijuar një sensor gjigant tërmetesh.
Për shkak se DAS mbulon kilometra hapësirë në vend të një pike të vetme, ai ka potencialin të sigurojë mbulim më të gjerë dhe, potencialisht, më shumë kohë paralajmërimi.
Megjithëse DAS është ende në fazat e hershme të zhvillimit, ai ka disa përparësi.
Për shembull, shumë prej kabllove janë tashmë të vendosura, duke e bërë sistemin më të lehtë dhe më me kosto efektive për t’u zbatuar se teknologjitë e tjera.
Për më tepër, DAS ka aplikime të mundshme në monitorimin e aktivitetit vullkanik dhe zbulimin e rrëshqitjeve të dheut.
Andaj, ndoshta përdorimi i kësaj teknologjie mund të zvogëlojë ndjeshëm numrin e jetëve të humbura në tërmetet e ardhshme dhe fatkeqësitë e tjera natyrore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëToka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur
Ministri i Jashtëm francez thotë se nuk ka 'vija të kuqe' në mbështetjen e Ukrainës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj