Site icon Telegrafi

Muharrem Sahiti thotë se është mëkat që Kosova nuk e fitoi së paku një pikë ndaj Sllovenisë

Muharrem Sahiti është shprehur pas humbjes 2-1 që pësoi Kosova në udhëtim te Sllovenia në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndihmës trajneri i Dardanëve, që zëvendësoi në këtë takim Bernard Challandes që është i infektuar me COVID-19, ka thënë se është mëkat që nga ky takim që nuk morën së paku një pikë.

“Nëse i analizojmë rrethanat të cilat janë krijuar nga pandemia, më së shumti na ka penalizuar ne, pa përjashtim edhe skuadrat tjera, mirëpo që kishim edhe lëndime”, ka thënë Sahiti.

Lexo po ashtu Rrahmani: Besoj në fitore ndaj Moldavisë

“Jemi të kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne, dhe nuk patëm fatin që të mbajmë epërsinë”.

“Unë do ta shikojë penalltinë e dhënë kundër nesh dhe ndërhyrje ndaj Hekuran Kryeziut, që vendosën fatin e ndeshjes”.

Lexo po ashtu Bernard Berisha: Humbëm, por zhvilluam lojë të mirë ndaj Sllovenisë

“Ne duhet të rikthehemi në mentalitetin fitues që kishim në edicion e kaluar, por ky është futbolli dhe mund të shënosh e të pranosh në minutat e fundit të takimit”.

“Duhet të fitojmë ndeshjen ndaj Moldavisë dhe do na rikthehen lojtar si Herolind Shala që mungoi në këtë takim dhe mos të biem në Ligën D”, ka shtuar më tej ndihmës trajneri.

Ndeshja e fundit për edicionin e dytë të Ligës së Kombeve për tanët do të jetë ajo ndaj Moldavisë që zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri më 18 nëntor. /Telegrafi/

Exit mobile version