LAJMI I FUNDIT:

Muhammad Yunus zbarkon në Bangladesh për të udhëhequr qeverinë e përkohshme

Muhammad Yunus zbarkon në Bangladesh për të udhëhequr qeverinë e përkohshme

Laureati i Nobelit, Muhammad Yunus, ka deklaruar se ka “shumë punë për të bërë” në Bangladesh, pasi mbërriti në vend për të marrë postin e udhëheqësit të përkohshëm.

“Njerëzit janë të emocionuar”, i tha 84-vjeçari BBC-së disa momente pasi fluturoi në kryeqytetin Dhaka nga Franca të enjten. Ai do të betohet më vonë, transmeton Telegrafi.

Aeroplani i tij aterroi vetëm disa ditë pasi Sheikh Hasina – gruaja që sundoi Bangladeshin me një grusht të hekurt për 15 vjet – iku përtej kufirit në Indi, transmeton Telegrafi.


Ajo dha dorëheqje si kryeministre pas javëve të protestave të udhëhequra nga studentët – të cilat lanë qindra të vdekur – u përshkallëzuan dhe kulmuan me thirrjet që ajo të tërhiqej.

Vendimi për të emëruar Yunus si kryesori i qeverisë së përkohshme, pasoi një takim midis presidentit Mohammed Shahabuddin, udhëheqësve ushtarakë dhe udhëheqësve studentorë.

Studentët kishin bërë të qartë se nuk do të pranojnë një qeveri të udhëhequr nga ushtria, por se në krye të saj e donin profesorin Yunus.

Shpresa është profesor Yunus i ashtuquajtur bankieri i të varfërve – që do të rikthej demokracinë në Bangladesh, pas vitesh autokraci. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump i mban “leksion” gazetares së CNN, përplasja verbale e dyshes në Shtëpinë e Bardhë

Trump i mban “leksion” gazetares së CNN, përplasja verbale e dyshes në Shtëpinë e Bardhë

Amerika
Vuçiq e lë jashtë qeverisë Vulinin, politikanët që humbën vendet në qeverinë e re të Serbisë

Vuçiq e lë jashtë qeverisë Vulinin, politikanët që humbën vendet në qeverinë e re të Serbisë

Serbia
Shtetasit kinezë të kapur shpjegojnë se si përfunduan duke luftuar kundër Ukrainës: Kam humbur punën time gjatë COVID-19

Shtetasit kinezë të kapur shpjegojnë se si përfunduan duke luftuar kundër Ukrainës: Kam humbur punën time gjatë COVID-19

Evropa
Trump thotë se lufta në Ukrainë 'nuk do të kishte ndodhur kurrë', nëse zgjedhjet e vitit 2020 nuk do të ishin 'të manipuluara'

Trump thotë se lufta në Ukrainë 'nuk do të kishte ndodhur kurrë', nëse zgjedhjet e vitit 2020 nuk do të ishin 'të manipuluara'

Evropa
Arabia Saudite e konfirmon se nuk do të ketë Haxh gjatë verës deri në vitin 2041

Arabia Saudite e konfirmon se nuk do të ketë Haxh gjatë verës deri në vitin 2041

Botë
I pari nga 16 aeroplanët e rinj luftarakë F-16 nga SHBA zbarkon në Bullgari

I pari nga 16 aeroplanët e rinj luftarakë F-16 nga SHBA zbarkon në Bullgari

Bullgaria
Kalo në kategori