LAJMI I FUNDIT:

Mucunski: Metodat e reja amerikane janë jokonvencionale për disa, por diplomacia konvencionale, deri më tani ka sjellë më shumë luftëra

Mucunski: Metodat e reja amerikane janë jokonvencionale për disa, por diplomacia konvencionale, deri më tani ka sjellë më shumë luftëra

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në RMV, Timço Mucunski, në kuadër të vizitës së tij në Australi, dha dy intervista për transmetuesin më të madh publik australian, SBS, në gjuhën maqedonase dhe angleze, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri Mucunski në intervistat ka folur për prioritetet e Qeverisë së re të Maqedonisë në politikën e jashtme.

“Për sa i përket politikës së jashtme, do të thoja se kemi tre konstante kyçe. Së pari, ne jemi një vend anëtar i NATO-s. Së dyti, ne jemi një vend që aspiron të bëhet anëtar i plotë i BE-së dhe jemi në linjë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Dhe së treti, ne jemi një nga vendet e pakta që kemi një partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara. Dhe mendoj se në të tria pozitat kyçe nuk ka asnjë devijim nga qëndrimet e Australisë”, tha ministri Mucunski.


Ai po ashtu theksoi se si ministri me kompetenca të zgjeruara është e një rëndësie të veçantë rritja e vëllimit të tregtisë së jashtme, intensifikimi i bashkëpunimit bilateral, ekonomik dhe politik me qendrat kryesore politike, si dhe forcimi i marrëdhënieve me diasporën maqedonase në mbarë botën.

Ministri Mucunski foli edhe për administratën e re amerikane dhe sfidat aktuale gjeopolitike.

“Disa mund t’i konsiderojnë metodat e administratës së re amerikane jokonvencionale, por ne duhet të pyesim veten çfarë na ka sjellë deri tani diplomacia konvencionale?” Na ka sjellë më shumë luftëra dhe më shumë konflikte. Ne kemi parë, veçanërisht ditët e fundit, një angazhim efektiv të Presidentit Trump dhe administratës së tij, si dhe pritjen pozitive të këtij angazhimi nga Presidenti Zelensky”, tha ministri Mucunski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti më i votuari ndër kandidatët për kryeministër

Kurti më i votuari ndër kandidatët për kryeministër

Lajme
Këto janë votat e kandidatëve për deputetë nga PDK-ja

Këto janë votat e kandidatëve për deputetë nga PDK-ja

Lajme
NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Siguri
Nga Kurti te Vitia - votat e 10 kandidatëve më të votuar të LVV-së sipas KQZ-së

Nga Kurti te Vitia - votat e 10 kandidatëve më të votuar të LVV-së sipas KQZ-së

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori