Mucunski: Është përpiluar drafti i Ligjit për punë të jashtme, së shpejti do t’i prezantohet opinionit
![Mucunski: Është përpiluar drafti i Ligjit për punë të jashtme, së shpejti do t’i prezantohet opinionit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Timco-Mucunski-780x439.png)
Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski, deklaroi sot se është gati draft-versioni i Ligjit për punë të jashtme i cili së shpejti do t’i prezantohet publikut në procedurë të rregullt dhe që ka për qëllim të integrojë kompetencat e reja formale që kjo ministri i merr me Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore.
“Po dalim jashtë kornizës së asaj politike konvencionale dhe do të bëjmë diçka më tepër se diplomacia ekonomike. Pak para se të isha i pranishëm në këtë ngjarje, isha në takim të një grupi punues në MPJ dhe Tregti të Jashtme ku tashmë kemi një draft version të përpiluar të Ligjit për punë të jashtme i cili së shpejti do të prezantohet në opinion në procedurë të rregullt dhe që ka për qëllim të integrojë të gjitha këto kompetenca formale që janë ndërmarrë me Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore. Dhe kjo është ajo që do të na mundësojë më lehtë t’i angazhojmë PDK-të tona, në mënyrë që të jenë më aktive dhe më të angazhuar në tërheqjen e investimeve, por edhe në promovimin e disa kapaciteteve eksportuese që ka shteti, për të krijuar më shumë vende pune dhe më shumë të paguara”, ka thënë Mucunski në ngjarjen në Sallën ceremoniale të qeverisë në kuadër të Platformës: 100% dedikuar për ju, me temë “Promovimi i diplomacisë dhe tregtisë së jashtme, integrimi në BE dhe transformimi digjital”.
Në takimin ku morën pjesë ministri për Çështje evropiane Orhan Murtezani dhe Stefan Andonovski, ministri për Transformim digjital, Mucunski paralajmëroi se është duke u bërë bashkimi i Agjencisë për tërheqjen e investimeve të huaja dhe Drejtorisë përgjegjëse për ZZHTI.
“Njëherësh po punohet për bashkimin e disa agjencive. Është Agjencia e tërheqjes së investimeve të huaja dhe Agjencisë përgjegjëse për ZZHTI pra Drejtoria, në një institucion që do të ketë kompetenca konform politikave që do të krijohen në MPJ dhe TJ, ta promovojë shtetin si destinacion potencial për tërheqjen e investimeve, por njëherësh ai institucion të bashkëpunojë me të tjerët me të gjithë investitorët pas pranisë së tyre në vend. Fatkeqësisht, deri më tani kemi pasur një qasje që nuk ka ofruar kushte më të mira për investitorët pas ardhjes së tyre në vend. Dhe prandaj duhet të punojmë në krijimin e politikave të mira nga ky këndvështrim. Unë garantoj se ministria do të jetë kreatore e politikave që do të sigurojë standarde më të larta në këtë sferë, do të kemi angazhim të shtuar, PDK-të tona nga periudha e ardhshme do të angazhohen në mënyrë shtesë”, ka thënë Mucunski.
Ai tha se tashmë kanë një numër të madh të angazhimeve konkrete që kanë ndërmarrë në periudhën e fundit, siç janë bisedimet me disa investitorë.
“Disa tashmë janë zotuar për investime në vend dhe po punojmë së bashku me Odat tona ekonomike dhe sipërmarrësit tanë për të promovuar ekonominë e Maqedonisë dhe të gjitha kapacitetet eksportuese që ajo ka”, tha Mucunski.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Eugen-Cakolli-Instituti-Demokratik-i-Kosoves-KDI-foto-Ridvan-Slivova-4-e1724849705157-780x439.jpg)
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/rama-1-780x439.jpg)
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht