Mucunski: Bullgaria ka propozime që nuk janë dhënë në “mirëbesim”

Pjesa më e madhe e vërejtjeve për Planin e Veprimit për Pakicat që i ka dhënë Bullgaria nuk janë dhënë në “mirëbesim”, ndërsa për ministrin e Punëve të Jashtme Timço Mucunksi, edhe mënyra e komunikimit është zhgënjyese.
Ai thotë se ky Plan Veprimi nuk ka të bëjë me të drejtat e pakicës bullgare në vend, por me të drejtat e të gjitha pakicave. Për këtë arsye, ky dokument po përgatitet me ndihmën e ekspertëve të huaj, pasi prej tij do të dalin obligime që Maqedonia do të duhet t’i zbatojë.
“Një pjesë e madhe e vërejtjeve që vijnë prej tyre nuk janë vërejtje të dhëna në ‘mirëbesim’ dhe nuk janë vërejtje që në thelb e kanë gjendjen objektive apo pasqyrën reale të gjendjes lidhur me të drejtat e pakicave në kuadër të shtetit tonë. Ka një tendenciozitet në qasjen e Bullgarisë dhe këtë më së miri e patë përmes komunikatës për media të Ministrisë së tyre të Punëve të Jashtme”, tha Timço Mucunksi.
Për Mucunskin është i turpshëm qëndrimi i Bullgarisë ndaj gjuhës maqedonase, por ai thotë se të gjitha vërejtjet objektive për Planin e Veprimit do të pranohen dhe do të zbatohen. Aktualisht po analizohen të gjitha vërejtjet e pranuara lidhur me Planin.
“Prandaj duhet të bëjmë dallimin mes asaj që mund ta zbatojmë dhe asaj që nuk mund ta zbatojmë, sepse nesër do ta publikojmë këtë dokument. Dhe imagjinoni, në të të ketë diçka që ky shtet nuk mund ta zbatojë. Po e njëjta Bullgari do të kontestojë para Bashkimit Evropian se ne nuk po përparojmë në lidhje me Planin e Veprimit për Pakicat”, deklaroi Mucunksi.




















































