LAJMI I FUNDIT:

MSH: Numri i rasteve aktive ulet nën 3000, testimi gjithëpërfshirës jep rezultate

MSH: Numri i rasteve aktive ulet nën 3000, testimi gjithëpërfshirës jep rezultate

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni njofton se Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi numër të zvogëluar të rasteve aktive – 2950. Nga MSH thonë se pas një periudhe të gjatë numri i rasteve aktive është nën 3000.

Herën e fundit nën 3,000 raste aktive u regjistruan në 23 qershor të këtij viti. Ata thonë se numri më i madh i personave të shëruar në krahasim me të infektuarit rishtas kontribuon në uljen e numrit të rasteve aktive vazhdimisht në periudhën e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në të njëjtën kohë, sot është regjistruar një numër rekord i testeve të kryera në ditë – 2172, që sjell numrin e përgjithshëm të testeve në vendin tonë në 123.122. Ministria e Shëndetësisë informon se me rritjen e aftësisë diagnostike dhe rritjen e numrit të testeve, me qasjen e testimit të gjerë, qëllimi është të zbulohen dhe monitorohen sa më shumë raste të jetë e mundur herët, përfshirë bartësit asimptomatikë të Covid-19”.


“Ministria e Shëndetësisë informon se masat për mbrojtje kundër covid-19 japin rezultate kudo që ato respektohen. Qytetarët po respektojnë gjithnjë e më shumë rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, dhe qasja me bazë të gjerë testimi po tregon rezultate në zbulimin e rasteve asimptomatike”, thonë nga MSH.

Ata u bëjnë thirrje edhe një herë qytetarëve, pa përjashtim, që të vazhdojnë t’i përmbahen tre rregullave – mbajtja e maskës mbrojtëse, ruajtja e distancës fizike dhe larja e shpeshtë e duarve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori