MSH: Ndërron jetë lehona nga Kumanova, e cila ishte infektuar me coronavirus

Ministria e Shëndetësisë informon se para pak çastesh ka ndërruar jetë lehona nga Kumanova (27 vjeçare), e cila ishte e infektuar me coronavirus.
Ajo më 30 mars në Klinikën për Gjinekologji në Shkup lindi djalë, i cili ishte negativ me Covid-19.
"Lehona ishte transferuar në Klinikën Infektive më 31 mars, për shkak të gjendjes së vështirësuar shëndetësore dhe frymëmarrjes së rënduar. Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, zhvillimi agresiv dhe i shpejtë i sëmundjes ishte fatal për të", thonë nga MSH.
Ndërsa shtojnë se foshnja e saj është në gjendje të mirë, por akoma nën kujdes intensiv dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/04/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































