LAJMI I FUNDIT:

MS Office 2010 – paketa më e shitur softuerike

MS Office 2010 – paketa më e shitur softuerike

Nga Microsoft porosisin se Office 2010 është versioni më i shitur i kësaj pakete softuerike me vegla për zyre. Lajmi vjen gjashtë muaj pas fillimit të shitjes së versionit aktual të Office.

Në të njëjtën kohë, është raportuar se mesatarisht se çdo sekondë kompania shet një njësi të Office 2010. Shikuar në përgjithësi, Office për të tetin vit me radhë është produkti më i shitur softuerik në shitje të lirë në tregun amerikan, nënvizojnë në Microsoft.

Office Web Apps gjatë gjashtë muajve të fundit është shfrytëzuar nga mbi 30 milionë njerëz. /Telegrafi/