MPJD brenda pak ditësh emëron ambasadorët e rinj
Rreth tre muaj më parë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kishte liruar nga detyra 12 ambasadorë që ishin emëruar politikisht në vende të ndryshme të botës.
E emërimi i ambasadorëve të ri pritet të bëhet brenda pak ditësh, kështu kanë konfirmuar për Telegrafin nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), do të bëjë propozimin për plotësimin e pozitave të lira të ambasadorëve nëpër misionet e Kosovës nëpër botë. Ky proces do të mbyllet brenda pak ditësh dhe MPJD-ja do ta njoftoj opinionin publik me epilogun e këtij procesi”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Telegrafin
Ndryshe, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla kishte thënë se shkarkimi i ambasadorëve të emëruar politikisht është vetëm një hap drejt reformave që do të bëjnë në shërbimin diplomatik.
"Lirimi nga detyra dhe tërheqja e ambasadorëve të emëruar politikisht është bërë në frymën e programit qeverisës të miratuar, ku parasheh reformimin e shërbimit diplomatikë të Republikës së Kosovës”, kishte deklaruar ajo.
Emrat e 12 ambasadorëve që ishin liruar nga detyra: 1. Beqë Cufaj – Gjermani 2. Nait Hasani – Shqipëri 3. Arbër Vllahiu – Çeki 4. Lirim Grejqevci – Holandë 5. Shpend Kallaba – Hungari 6. Gezim Kasapolli – Kroaci 7. Avni Kastrati – Slloveni 8. Gjergj Dedaj – Maqedonia e Veriut 9. Hajdin Abazi – Australi 10. Ylber Hysa – Mali i Zi 11. Avni Arifi – Emiratet e Bashkuara Arabe 12. Amir Ahmeti – Katar /Telegrafi/






























