LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Vazhdon me punë fabrika për lajme të rreme e OBRM-PDUKM-së

MPJ: Vazhdon me punë fabrika për lajme të rreme e OBRM-PDUKM-së

Na lejoni që sërish të reagojmë ndaj lajmeve të rreme të plasuara nga ana e OBRM-PDUKM-së, të cilat jo vetëm që kanë qëllim tendencioz për t’i bërë dëm diplomacisë, por tregojnë edhe mosnjohje elementare të komptetencave ligjore si dhe të dispozitave të definuara me rregulloret për punën e diplomacisë, njoftojnë nga MPJ.

“Informojmë se në përputhje me rregulloret ligjore, si këshilltarë ekonomikë, përskaj diplomatëve të punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme e me kërkesë të resorëve të tjera ekonomike, dërgohen edhe punonjës në ministritë tjera, si Ministria e Ekonomisë, Ministria e Bujqësisë etj.; ku ligjërisht është përcaktuar se në këtë rast këshilltarët ekonomikë dërgohen me titull diplomatik – sekretar i parë.

Përkatësisht, në pajtim me nenin 68-a, paragrafi 1 të Ligjit për Punë të Jashtme në bazë të marrëveshjes me shkrim, Ministria dhe institucionet e sektorit publik për të punësuarit nga neni 14 paragrafi 1 grupi II nga Ligji për të punësuarit në sektorin publik dhe për të punësuarit që punojnë në veprimtari ekonomike për tërheqjen e investimeve të huaja dhe promovimin e eksportit, pas kryerjes së procedurës për zgjedhje, pas një konkursi të brendshëm të shpallur paraprakisht në institucionin ku personi është i punësuar, Ministri i Punëve të Jashtme mund të dërgojë në përfaqësitë diplomatike-konsullore të punësuarin i cili i plotëson kushtet nga neni i lartpërmendur”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.


Dimensioni ekonomik i diplomacisë, theksojnë nga atje, është i lidhur ngushtë me punën e departamenteve ekonomike në Qeveri – çështjet që kanë të bëjnë me kushtet për biznes, përfitimet për investitorët e huaj, planet zhvillimore të Qeverisë, rajonet potenciale për biznes në sektorë të ndryshëm, etj. Prandaj është logjike që Ministria e Punëve të Jashtme të mbështetet në kandidatët që përmes konkurseve vijnë si propozime nga resorët ekonomikë të Qeverisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Kalo në kategori