LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Të dhënat e publikuara për përdorimin e gjuhës maqedonase në OKB janë spekulime

MPJ: Të dhënat e publikuara për përdorimin e gjuhës maqedonase në OKB janë spekulime

Lidhur me spekulimet e raportuara për përdorimin e gjuhës maqedonase në kuadër të Kombeve të Bashkuara, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se i vetmi dokument referues i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për atributet kryesore dhe të dhënat për vendet është UNTERM (shkurtesë e UN Terminology), njoftojnë nga MPJ.

“Në të ofrohen informacionet bazë për secilin vend: emrin zyrtar, emrin e shkurtër, gjuhën e shtetit, emrin e valutës, kodet ISO etj.

Sekretariati i OKB-së, si dhe të gjitha organet e tij, është i detyruar t’u përmbahet dhe t’i respektojë të dhënat e paraqitura në të (UNTERM). Të punësuarit e Sekretariatit të KB-së nuk kanë kompetenca për interpretim të çështjeve të këtilla. Sekretariati i KB-së udhëheq dhe ka kompetenca në menaxhimin e çështjeve rreth përdorimit të 6 gjuhëve zyrtare të Organizatës (angleze, frënge, spanjolle, arabe, kineze dhe ruse)”, thonë nga MPK.


Misioni i përhershëm i Maqedonisë së Veriut pranë KB-së në Nju Jork, theksojnë nga MPJ, mban takime të rregullta me përfaqësues të Sekretariatit të KB-së, dhe në atë drejtim nuk ka asnjë indikacion që mund të kenë lidhshmëri me spekulimet të publikuara.

“Në përputhje me interesin e opinionit, Misioni ynë në Nju Jork i kontaktoi përfaqësuesit e Sekretariatit, nga ku edhe zyrtarisht na u konfirmua praktika dhe rregullativa aktuale, përmes të cilave kategorikisht hedhen poshtë të gjitha spekulimet e raportuara në media për gjoja “instruksion të brendshëm në OKB për mënyrën e përdorimit të termit – Gjuha maqedonase”, shtojnë nga atje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Lajme
Kalo në kategori