MPJ: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të shmangin udhëtimet për në Iran

Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Republikën Islamike të Iranit, Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje qytetarëve të RMV-së që ndodhen në territorin e Iranit të largohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të sigurt.
Njëkohësisht, apelohet që të shtyhen të gjitha udhëtimet për në Iran.
"Ministria e Punëve të Jashtme ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për ndihmë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet linjës telefonike SOS 24-orëshe +389 75 268 736, adresës së email-it globalsos@mfa.gov.mk, si dhe nëpërmjet linjës telefonike të Misionit Diplomatik dhe Konsullor të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ankara: +90 539 456 97 10, thuhet në njoftimin e ministrisë", thuhet në njoftimin e MPJ-së./Telegrafi/





















































