LAJMI I FUNDIT:

MPJ-Maqedoni: OBRM-PDUKM përmes gënjeshtrave dhe fakteve të sajuara shkakton ndarje etnike

MPJ-Maqedoni: OBRM-PDUKM përmes gënjeshtrave dhe fakteve të sajuara shkakton ndarje etnike

Është e çuditshme sjellja e OBRM-PDUKM, e cila ndonëse vetëdeklarohet si parti që i mbron vlerat konservatore, gjatë festimit të festave të Pashkëve, më konkretisht – të “Shtunën e Madhe”, përmes përdorimit të gënjeshtrave dhe fakteve tërësisht të imagjinuara krijon tensione dhe ndarje etnike në shoqëri, thuhet në reagimin e MPJ-së pasi më herët OBRM-PDUKM kërkoi dorëheqjen e ministrit të Jashtë, Bujar Osmani.

“Në shenjë respekti për bashkëqytetarët tanë, të cilët në këto ditë presin që të kenë paqe dhe qetësi për t’i shënuar me dinjitet festat e Pashkëve, MPJ-ja u përmbajt nga komentimi i sjelljeve të pahijshme të OBRM-PDUKM-së. Megjithatë, në interes të së vërtetës, na lejoni t’i demantojmë plotësisht informacionet për zbatimin e papërshtatshëm të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve gjatë takimeve dhe/ose konferencës për media me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Spanjës, Jose Manuel Albarez Bueno.

Zbatimi i Ligjit për Gjuhët në të gjitha ngjarjet e organizuara nga Ministria e Punëve të Jashtme, të cilat, meqë ra fjala, janë të shpeshta, publike dhe të shumta, zbatohet gjithmonë si duhet. Në çdo ngjarje, Ministri i drejtohet publikut vendas në dy gjuhët zyrtare të përcaktuara me Kushtetutë dhe Ligjin për Gjuhët, me ç’rast Ministria ofron përkthim të duhur për mediat e pranishme.


Rikujtojmë se përdorimi i gjuhëve zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një çështje e rregulluar me ligj, ku është përcaktuar saktësisht përdorimi i gjuhëve zyrtare të vendit dhe duhet të zbatohet në përputhje me rrethanat, pa qenë subjekt i kalkulimeve politike”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Nga atje i bëjnë thirrje OBRM-PDUKM-së që t’i mbështesë pretendimet me ndonjë provë, regjistrim apo incizim; në të kundërt të tregojnë respekt për vlerat që përfaqësojnë dhe të kërkojnë falje publike për krijimin e panevojshëm të konfuzionit në opinion mbi baza etnike.​/Telegrafi/

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Osmanit, ka shkelur Kushtetutën duke folur shqip me ministrin spanjoll
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Osmanit, ka shkelur Kushtetutën duke folur shqip me ministrin spanjoll

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori