MPJ-Bullgari: Deklaratat e Mickoskit minojnë përpjekjet për integrim evropian të RMV-së

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë “shpreh zhgënjimin e saj të thellë dhe dënon kategorikisht deklaratat e fundit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Sofjes zyrtare, deklaratat “jo vetëm që shtrembërojnë realitetin, por gjithashtu minojnë përpjekjet për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrimin evropian”.
“Duam të theksojmë se çështja e të drejtave të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk është një mosmarrëveshje dypalëshe mes dy vendeve tona, por një çështje që prek vlerat dhe standardet themelore evropiane. Progresi në procesin e integrimit evropian të RMV-së është i mundur vetëm përmes zbatimit të plotë dhe gjithëpërfshirës të konsensusit evropian, të miratuar nga Këshilli i BE-së në vitin 2022, pjesë e rëndësishme e të cilit janë ndryshimet në Kushtetutën e RMV-së. Respektimi i të drejtave të pakicave dhe garantimi i barazisë së tyre janë parime themelore të BE-së.
Në këtë kontekst, Republika e Maqedonisë së Veriut, si vend kandidat për anëtarësim në BE, ka përgjegjësinë për të harmonizuar legjislacionin dhe praktikën e saj me këto parime. Duam të theksojmë faktin se një numër i madh i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë marrë nënshtetësinë bullgare, duke njohur origjinën dhe identitetin e tyre bullgar.
U bëjmë thirrje autoriteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut që të përmbahen nga retorika që nxit ndarje dhe urrejtje dhe në vend të kësaj të fokusohen në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave të të gjitha bashkësive etnike në vend. Vetëm përmes dialogut të sinqertë dhe respektit të ndërsjellë mund të arrijmë zhvillim të qëndrueshëm dhe prosperitet për popujt tanë në një Evropë të bashkuar”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme bullgare.
Mickoski pat deklaruar se “çështja thelbësore është pse në këtë vend, ku janë rreth 700-800 bullgarë që deklarojnë se gjuha e tyre amtare është bullgarishtja, a duhet të përfshihet në Kushtetutë, ndërsa Shqipëria me tetë mijë bullgarë, sipas shifrave të regjistrimit, nuk e ka atë kusht”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

A do ta mbështesë Nisma LVV-në në formimin e qeverisë, flasin nga partia e Limajt

Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Dhimbjet e thembrave – reumatologu Demolli tregon se si bëhet trajtimi i ‘fascitit plantar’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze