Ministria e Brendshme gjatë zgjedhjeve lokale ndërmerr vazhdimisht masa dhe aktivitete brenda kompetencave të saj me qëllim sigurimin e një zbatimi të qetë dhe të sigurt të procesit zgjedhor.

"Sipas vlerësimeve të bëra dhe planeve të përcaktuara, në ditën e zgjedhjeve, oficerët e policisë do të jenë të pranishëm pranë vendndodhjeve të qendrave të votimit, si dhe në pikat kyçe të trafikut, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe zbulimin në kohë të shkeljeve të mundshme të rendit dhe qetësisë publike.


Siguria e qytetarëve do të garantohet me mjete standarde materiale dhe teknike, ekipe mobile dhe operacione në pika kontrolli, si dhe do të përdoret teknologji moderne - dronë për kontrollin ajror me qëllim reagimin më të shpejtë dhe ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të duhura në rast incidentesh", njoftojnë nga MPB.

MPB u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe partive politike të kontribuojnë për një atmosferë paqësore dhe demokratike, të respektojnë udhëzimet e oficerëve të policisë dhe të përmbahen nga çdo aktivitet që mund të prishë procesin zgjedhor./Telegrafi/