Fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë viktima nga aksidenti i djeshëm mes pesë motoçikletave dhe katër veturave në rrugën Gostivar–Kërçovë. Nga MPB njoftojnë se janë konstatuar lëndime të rënda trupore te katër motoçiklistë.

“Më 08.09.2025, në ora 15:50, në Departamentin për Punë të Brendshme në Gostivar është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar–Kërçovë, pranë kryqëzimit të Mavrovës, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një motoçiklete “Kawasaki” me targa të Shkupit, e drejtuar nga I.Z. (22) nga Shkupi, një motoçiklete “Suzuki” me targa të Shkupit, e drejtuar nga D.P. (22) nga Shkupi, një motoçiklete “Yamaha” e drejtuar nga J.D. (34) nga Shkupi, një motoçiklete “Suzuki” e drejtuar nga M.T. (23) nga Shkupi, një motoçiklete “Yamaha” me targa të Shkupit, e drejtuar nga P.B. (18) nga Shkupi, një automjeti “Golf” me targa të Strugës, i drejtuar nga Sh.J. (25) nga Struga, një automjeti “Suzuki” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.M.G. (49) nga Republika e Turqisë, një automjeti “Audi” me targa të Shqipërisë, të drejtuar nga I.K. (34) nga fshati Forinë, Gostivar, dhe një automjeti “Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.S. (41) nga Shkupi.


Në aksident lëndime të rënda trupore janë konstatuar te motoçiklistët D.P., I.Z., P.B. dhe M.T., ndërsa me lëndime të lehta është plagosur motoçiklisti J.D. dhe shoferi I.K.

Lëndimet janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit dhe në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Është kryer ekspertizë në vendngjarje nga ekipi hetimor i DPB-Gostivar”, thonë nga MPB.