LAJMI I FUNDIT:

Mozilla bllokon Skype

Mozilla bllokon Skype

Kompania Mozilla ka bllokuar ekstensionin për Skype për Firefox, duke theksuar se ky është fajtor për 40.000 ‘rrëzime’ të këtij shfletuesi në periudhën prej shtatë ditësh, që ka ndikuar në ngadalësimin e kohës e cila nevojitet për leximin e faqeve.

Përfaqësuesi zyrtar i Mozillas pohon se në këtë kompani besojnë se këto ekstensione përbëjnë një problem të madh me të cilin përballen përdoruesit, prandaj është marrë vendim për vërtetimin e kriterit për vendosjen e kësaj shtojce në listën e zezë, duke theksuar se ekstensioni instalohet me konfiguracionin automatik, prandaj shumë përdorues gjatë instalimit të Skype instalojnë edhe Skype Toolbar, me apo pa vetëdije. /Telegrafi/