LAJMI I FUNDIT:

Mourinho nuk pranon ofertën e Brazilit

Mourinho nuk pranon ofertën e Brazilit

Thashethemet e kanë lidhur gjithnjë e më shumë Jose Mourinhon me vendin vakant te Brazili, por trajneri portugez nuk po planifikon të largohet nga Roma.

59-vjeçari thuhet se ka qenë një kandidat i mundshëm për kombëtaren portugeze dhe braziliane në javët e fundit, me të dyja kombet që larguan trajnerët e tyre pas Kampionatit Botëror në Katar.

Mourinho ka qenë me Romën që nga korriku i vitit 2021 dhe i udhëhoqi ata drejt titullit të tyre të parë evropian në Ligën e Konferencës sezonin e kaluar.


Siç raporton Gianluca Di Marzio, pavarësisht interesimit nga Brazili, Mourinho nuk dëshiron të largohet nga Roma dhe kështu nuk do ta pranojë ofertën, duke u angazhuar për projektin e tij në kryeqytetin italian.

Një person që u përpoq të bindte trajnerin portugez për idenë ishte ish-ylli i Interit, Ronaldo, por përpjekjet e tij ishin të kota.

Mourinho është kontraktuar me Romën deri në vitin 2024 dhe është i prirur të vazhdojë ndërtimin e projektit me pronarët e familjes Friedkin. Prania e tij në bankinë ndihmoi në tërheqjen e lojtarëve si Paulo Dybala dhe Andrea Belotti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori