Mediat sot raportuan se oferta prej 60 milionë euro e Bluve për argjentinasin ishte refuzuar nga klubi italian, por Mourinho thotë se nuk ka asgjë të saktë në këto spekulime.

“A ka të vërteta në lidhje me ofertën Higuain? Jo”.


“A ka pasur ofertë? Jo”.

“A do të ketë ofertë? Jo”, është përgjigjur shkurtimisht Mourinho, para se të vazhdojë të komentojë për argjentinasin.

“Napoli dëshiron ta fitojë Scudetton, ata duan ta fitojnë Europa League. Nuk besoj se ata janë të interesuar ta shesin Higuain. Ai është një lojtar të cilin unë e di se ne nuk mund ta marrim”, ka thënë portugezi. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app