LAJMI I FUNDIT:

Mourinho i lumtur te Roma, tregon se qëndron brenda klubit 11 orë gjatë ditës

Mourinho i lumtur te Roma, tregon se qëndron brenda klubit 11 orë gjatë ditës

Jose Mourinho ka filluar vitin e tij të dytë te Roma dhe po ndihet i lumtur.

Special One në vitin e tij të parë arriti të fitoj një trofe të rëndësishëm me Romën, pasi triumfoi në finalen e Ligës së Konferencës.

Qëllimi i portugezit është të fitoj tjerë trofe me Romën, edhe pse po flitet se mund ta marrë drejtimin e Kombëtares së Portugalisë pas Kupës së Botës.


Trajneri portugez ka treguar se qëndron në klub 11 orë në ditë, nga ora 7:30 në mëngjes deri në ora 18:30 në mbrëmje.

“Unë them gjithmonë që qendrat stërvitore janë të njëjta në të gjithë botën dhe jeta që bëhet në to është e njëjtë. Ti hyn në orën 7:30 dhe del në orën 18:30″.

“Kështu na ky këndvështrim ndryshojnë gjëra të vogla, si fakti që jeton në një qytet të mrekullueshëm si Roma, në një vend të ftohtë ose diçka tjetër”.

“Ajo që ka ndryshuar në jetën time megjithatë është fakti se në këtë klub ndihem mirë dhe kam një raport të mirë me të gjithë. Në Itali jam i lumtur. Në Itali kamë rigjetur njerëz të pasionuar, një kampionat konkurrues ku lojtarët vijnë edhe nga Liga Premier”, tha Mourinho.

Roma konsiderohet si ndër katër skuadrat më të mëdha në Itali, por viteve të fundit nuk kishte suksese dhe nuk kishte tifozë shumë në stadium, por me ardhjen e Mourinhos ka ndryshuar gjithçka dhe tani çdo ndeshje në Olimpico ka 70 mijë të pranishëm.

“Në raport me vitin 2009-2010 ka ende shumë diferencë me skuadrat e mëdha, por në ditët e sotme skuadrat e tjera janë përmirësuar”.

“Më pas ka edhe ekipe si Roma që janë rritur edhe si shoqëri duke sjellë më shumë tifozë në stadiume, me mundësi të shumta për t’u rritur ende”, tha Mourinho. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori