Mountain Lion, 3 milionë shkarkime për 4 ditë

Sipas Apple, për vetëm katër ditë të këtij versioni të sistemit operativ OS X, përdoruesit e kanë shkarkuar atë më shumë se 3 milionë herë, duke e bërë sistemin operativ më të suksesshëm të të gjitha kohërave.
Philip Schiller, zëvendës drejtori i Apple për marketingun global ka sqaruar në njoftimin e kompanisë për media, duke thënë se “vetëm një vit pas lansimit të suksesshëm të Lion, përdoruesit kanë shkarkuar Mountain Lion më shumë se 3 milionë herë, pas vetëm 4 ditësh, duke e bërë këtë version të sistemit tonë operativ më të suksesshmin e të gjitha kohërave”. / Telegrafi /
Nga
Telegrafi
31/07/2012
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































