Motorola lanson Z4, telefonin modular me 5G
Motorola nga Lenovo po lanson gjeneratën e 4-të të linjës së tyre Moto Z, Moto Z4. Mbushur me karakteristika të reja, telefoni i ri i vjen me një sistem kamerash të avancuar të dritës së ulët, duke përfshirë një modalitet të shkëlqyeshëm të shikimit në errësirë, bateri 2-ditore, ekranin e gjerë OLED dhe lidhjen 5G. Shpejtësia është mundësuar nga procesori i ri Qualcomm, Snapdragon 675 2GHz octa-core.

Me 4x ndjeshmëri më të mirë të dritës, stabilizimin e imazhit optik për lëvizjen e padëshiruar të kamerës dhe udhëzime nga karakteristikat e inteligjencës artificiale (AI), moto z4 kap fotografi profesionale. Night Vision dhe sensori 48MP mund të kapin fotografi të ndritshme në errësirë. Motorola i dha moto z4 një bateri masive 3600 mAh, më e madhja ndonjëherë në një moto z, me deri në 2 ditë të jetëgjatësisë së baterisë. Z4 posedon një 6.4 Ekran OLED Max Vision që mbështet panelin Full HD +. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























