Në Shqipëri të ënjtjen parashikohet mot me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në veri e jug të vendit në orët e mesditës e pasdite.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët priten të bëhen prezentë në ekstremet veri dhe jug prej orëve të mesditës.


Në orët e mbrëmjes vonë reshjet e herëpashershme të shiut priten të prekin pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 24 m/s.

Deti - Valëzimi forcës 4-6 ballë. /Telegrafi/