Moti në Shqipëri

Shqipëria të enjten do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, kryesisht në relievet malore të vendit.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 13 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 17 deri në 25 gradë.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri në 15m/s
Deti - Valëzimi forcës 2-3 ballë. /Telegrafi/


Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































