Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta, hera-herës deri mesatare në relievet kodrinore-malore nga orët e mesditës e pasdite.


Në mbrëmje shtim të vranësirave, gjersa në relievet e larta malore, kryesisht në lindje të territorit, reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/