Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të martën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në orët e mesditës.


Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 10 m/s.

Deti - Valëzimi i forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/