LAJMI I FUNDIT:

Moti i ndryshueshëm sot në Shqipëri

Moti i ndryshueshëm sot në Shqipëri

Kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të karakterizojnë motin në veri dhe qendër të vendit ndërsa me vranësira dhe shira të izoluar do të paraqitet situata e motit në zonat jugore dhe juglindore.

Gjatë pasdites, vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu afat-shkurtër në jug-juglindje, duke lënë pjesën tjetër të territorit në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të motit duke bërë që moti i paqëndrueshëm të mbetet prezent në disa zona të vendit.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por maksimalet do të pësojnë një rritje të lehtë të tyre.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë 28 km/h, drejtimi i saj do të jetë nga veriperëndimi, ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë. /Telegrafi/