Site icon Telegrafi

Moti i ligë në Prishtinë, tri fluturime të aeroplanëve zhvendosen në Tiranë

Foto: Ilustrim

Tri fluturime të planifikuara në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nuk janë realizuar sot si pasojë e kushteve atmosferike.

Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, theksoi se tre fluturimet janë zhvendosur për në Tiranë.

“Ju informojmë se tri fluturime të planifikuara të aterojnë në ANP ‘Adem Jashari’ nuk kanë mundur te aterojnë për shkak të kushteve atmosferike dhe janë bartur në Tiranë”, ka thënë Gara për Klan kosovav.

Exit mobile version