LAJMI I FUNDIT:

Moti këtë javë, reshje të dobëta shiu dhe temperatura deri në 27 gradë

Moti këtë javë, reshje të dobëta shiu dhe temperatura deri në 27 gradë
Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

IHK njofton se kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte për mot me diell dhe herë-herë me vranësira të cilat kanë mundësi për reshje shiu të intensitetit të dobët.

Shi me intensitet të dobët parashihet të ketë gjatë mbrëmjes së ditës së hënë, të mërkurën dhe të enjten, duke mos e përfshirë gjithë territorin e vendit.


Përgjithësisht sasitë totale të reshjeve gjatë gjithë javës do të jenë të ulëta.

Sa i përket temperaturave ekstreme, ato do të jenë tipike pranverore, duke regjistruar minimalet ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa vlerat e maksimaleve parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori