LAJMI I FUNDIT:

Moti i keq shkatërron shumë lokale në Vlorë

Moti i keq shkatërron shumë lokale në Vlorë

Moti i keq, shoqëruar me reshje intensive shiu e erëra të forta, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bregdetin e Vlorës.

Një numër lokalesh me struktura të lehta janë shkatërruar plotësisht, ndërkohë që mjaft të tjera janë dëmtuar.

Pasojat e motit të keq, që ka vazhduar gjatë gjithë natës duke u gdhirë e shtunë, kanë qenë më të dukshme në bregdetin dhe plazhin e Zvërnecit. Një numër lokalesh të njohura në këtë zonë, janë rrafshuar. Veç kësaj, edhe rruga që lidh qytetin e Vlorës me këtë fshat, është bllokuar përkohësisht, për shkak të pemëve të rrëzuara.


Moti i keq ka shkaktuar edhe probleme në qytetin e Vlorës. Pas largimit të ujërave, një pjesë e rrugëve dhe e trotuareve janë mbuluar nga balta. Bashkia ka angazhuar strukturat e ndërmarrjeve në varësi të saj dhe subjektin e pastrimit të qytetit, për të normalizuar gjendjen.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori