Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, ndërsa moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

SHMU njofton se reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen që prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit.


Gjatë ditës pritet që reshjet e shiut të vijojnë në mënyrë të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve, në verilindje - juglindje në lartësinë mbi 1000-1100 metër reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s.

Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-5 ballë. /Telegrafi/