LAJMI I FUNDIT:

Mosha 31-vjeçare do t’ju kushtojë më së shumti në jetën tuaj

Mosha 31-vjeçare do t’ju kushtojë më së shumti në jetën tuaj

Nëse i keni mbushur ose do t’i mbushni 31 vjet, atëherë përgatituni për të shpenzuar shumë para.

Një anketim nga kompania ‘ClearScore’ ka zbuluar se për shkak të ngjarjeve të rëndësishme që ndodhin në këtë moshë, kjo periudhë është koha kur njerëzit fillojnë të ‘shtrydhen’ financiarisht, transmeton Telegrafi.

Nga 3,000 njerëz sa kanë marrë pjesë në këtë anketim, shpenzimi më i madh në moshën 31-vjeçare duket se është martesa, ku 27% prej të anketuarve e kanë deklaruar këtë.


Përveç martesës, 25% e të anketuarve kanë thënë se blerja e një shtëpie/banese është shpenzimi tjetër më i madh, pastaj lindja e fëmijës (20%) dhe pagesa e muajit të mjaltit (14%).

Këto të gjitha janë momente të mëdha në jetën e një personi. Por, siç e dimë, mijëvjeçarët shpenzojnë shumë para në sandviçë dhe hamburgerë.

Prandaj, duke marrë parasysh se të rinjtë shpenzojnë shumë para në rininë e tyre, ekspertët financiarë rekomandojnë që të filloni të kurseni para sa më herët që është e mundur.

Nuk është befasi se shumica e njerëzve varen financiarisht nga prindërit, por 60% e të anketuarve kishin treguar se ata kishin arritur të kursenin mjaftueshëm për të paguar çdo shpenzim. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

A e dini se...
Asnjëherë mos i pastroni këto gjëra me uthull

Asnjëherë mos i pastroni këto gjëra me uthull

A e dini se...
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

A e dini se...
Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori