Mos u frikësoni për lindjen e foshnjës së tetë miliardtë; para se të bëhet 65 vjeç, numrat tanë do të shkojnë në drejtim të kundërt
Nga: Danny Dorling, profesor në Universitetin e Oksfordit / The Guardian
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
Lajmi për personin e tetë miliardtë që javën e kaluar iu bashkua species sonë, ishte temë e gëzueshme, me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, që shpalli këtë si “rast për të festuar”. Për dallim nga kjo, kur popullsia globale arriti në katër, pesë, gjashtë dhe shtatë miliardë, përkatësisht më 1975, 1987, 1999 dhe 2011, pati shqetësime më të mëdha, ndonëse ato zvogëloheshin me secilin miliard. Dyfishimi i numrit tonë në 47 vjetët e fundit, nuk solli zi buke dhe as fatkeqësitë tjera që gjerësisht parashikoheshin në vitet 1960.
Siç shpjegoi javën e kaluar drejtori ekzekutiv i Fondacionit të Popullsisë së Indisë, Poonam Muttreja, e mirëpritëm fëmijën e ri, lindja e të cilit shënoi këtë ngjarje, dhe nuk kemi më frikë. Kemi mësuar se pjesa më e madhe e rritjes së popullsisë nuk është për shkak të lindjeve, por sepse shumica prej nesh jetojnë shumë më gjatë, siç shpjegoi shkëlqyeshëm mjeku dhe statisticieni suedez, Hans Rosling. Kur ai fatkeqësisht vdiq në vitin 2017, në moshën vetëm 68-vjeçare, jetëgjatësia mesatare globale ishte 72.
Si tërësi po plakemi, por rritja e jetëgjatësisë arriti kulmin në vitin 1981. Më pas, njerëzit jetuan mesatarisht pesë vjet më shumë se më 1971 (61 në vend të 56). Nuk do të bëhemi kurrë më të vjetër dhe shkalla e rritjes është ngadalësuar globalisht në katër dekadat e fundit.
Lindjet arritën kulmin në vitin 1990, me një jehonë të atij kulmi 24 vjet më vonë. OKB-ja tani parashikon se nuk do të ketë kurrë më aq fëmijë të lindur në një vit, pra aq sa lindën në vitin 1990. Në nivel global, lindjet në vitin 2022 ishin 8.5 milionë më pak se në vitin 1990, pavarësisht se sot ka shumë më tepër prindër potencialë. Shqetësimet për rritjen e popullsisë, në vendet si Tanzania, janë për njerëzit që jetojnë më gjatë, diçka për të cilën nuk duhet të shqetësohemi. Gruaja mesatare në Tanzani, në vitin 2020, ishte nënë e katër fëmijëve, nëntë për qind më pak se një dekadë më parë. Parashikimet e OKB-së janë se kjo rënie do të përshpejtohet me 15 për qind në çdo dekadë, me një mesatare prej 2.3 fëmijëve më 2080.
Miti që mbijeton është se njerëzit shtesë në mënyrë të pashmangshme do të shtojnë ndotjen me karbon. Te analfabetët e matematikës, ky mit shitet si vaj gjarpri. “Të gjithë lënë gjurmë karboni”, fillon përralla. Kështu, çdo rritje e njerëzve duhet të rrisë ndotjen me karbon. E njëjta gjë mund të thuhet për këpucët. Miti do të ishte se nëse ka më shumë njerëz në botë, në mënyrë të pashmangshme do të ketë më shumë këpucë. Por, shumica prej nesh nuk sillen si Imelda Marcosi kur fjala është te këpucët. Në vitin 2021, 22 miliardë palë këpucë u prodhuan në mbarë botën, nëntë për qind më pak se në vitin 2019. Në mënyrë të ngjashme, shqetësimet tona për ushqimin, kujdesin shëndetësor, arsimin dhe strehimin, nuk duhet të jenë numrat tanë, por pabarazia, lakmia dhe shpërdorimi ynë. Këto janë problemet reale të kohës sonë.
Jemi keq të përgatitur për uljen e ritmit të popullsisë. Jemi mësuar të kemi frikë nga pushtimi i emigrantëve. Por, vetëm përmes migrimit, ngadalësimi i ardhshëm do të zbutet. Në Evropë, nga viti 1946 e deri më 1961, më shumë se 12 milionë fëmijë lindnin për çdo vit. Më pak se shtatë milionë lindin në vit dhe ky numër po bie. Në shumë pjesë të Evropës, familjet me një fëmijë janë norma e re. Ky është problemi i vetëm nëse keni frikë nga emigrantët.
Disa njerëz ende thonë se disa vende nuk po bëjnë sa duhet për të reduktuar popullsinë. Por, ato Kasandra po bien edhe më shpejt në numra, në krahasim me normat globale të lindshmërisë. Ashtu si priftëresha trojane, kanë frikë se askush nuk do të besojë te paralajmërimet e tyre. Ndryshe nga ajo, ata nuk e kanë dhuntinë e profecisë – askush prej nesh nuk e ka. Megjithatë, deri më sot, lindjet po bien më shpejt aty ku janë më të zakonshmet. Ato bien edhe kur qeveritë, të shqetësuara për burrërinë e supozuar të kombit, përpiqen të inkurajojnë më shumë lindje.
Për të mbajtur nivelet e lindjeve, siç shpjeguan javën e kaluar studiuesit e BMJ-së, “vendet me popullsi më të vogël dhe më të vjetër duhet të realizojnë potencialin e plotë social dhe ekonomik të të gjithë qytetarëve, përfshirë migrantët dhe familjet e tyre”. Ata paralajmëruan se përpjekjet për të kufizuar qasjen ndaj abortit, kontracepsionit dhe edukimit seksual – në Poloni më 2021 dhe në ShBA më 2022, nuk janë thjesht të gabuara, të rrezikshme dhe shqetësuese, por edhe të kota.
Shpërthimi i popullsisë njerëzore në mbarë botën, filloi në shekullin XIX, kryesisht për shkak të veprimeve të disa burrave që shkelnin njerëzit në tokat e vendeve të tyre dhe duke pushtuar dhe destabilizuar shoqëritë më të qëndrueshme, në mbarë botën. Kur evropianët u vendosën në kolonitë anembanë botës dhe kur imponuan tregtinë e lirë të mallrave (përfshirë opiumin) në vendet si Kina, shkaktuan kaos të tillë sa që rritja shumë e ngadaltë e popullsisë në mijëvjeçarët e kaluar, u shndërrua në shpërthim të popullsisë në mbarë botën. Ngadalësimi global është për shkak të veprimeve të miliarda grave që kërkojnë të drejtën për të zgjedhur se sa fëmijë duan të kenë ose nëse duan të mos kenë fare fëmijë.
Duhet të presim më shumë për të kaluar momentet e ardhshme historike. Me fatin e mirë, do të jem 70 vjeç kur popullsia globale parashikohet të arrijë në nëntë miliardë, më 2038. Ndoshta, deri atëherë, do të mësojmë ta shënojmë këtë rast duke festuar ditëlindjen e një personi më të moshuar, në vend që të themi se po arrijmë momentin historik për shkak të një lindjeje shtesë?
Shumica prej neve të moshuarve, nuk do të jenë këndej për të parë numrin 10 miliardtë të arritur në vitin 2059. Ai vit i dhjetë miliardit mund të jetë shumë më vonë se 2059, ose nuk do të jetë fare. Projeksionet e njëpasnjëshme të OKB-së kanë mbivlerësuar rritjen e ardhshme të popullsisë, sepse ato vazhdimisht kanë nënvlerësuar se sa e shpejtë ka qenë rënia e lindjeve. Megjithatë, pothuajse të gjithë fëmijët sot do të jetojnë mjaftueshëm për të qenë gjallë në vitin kyç, që aktualisht parashikohet të jetë viti 2086, kur për herë të parë në historinë e fundit të species sonë, numri i njerëzve në Tokë do të bie në përgjithësi.
Mos rritja jonë në numra do të jetë e rëndësishme aq sa paramendimi për të kolonizuar një planet tjetër ose zbulimi i kontinentit të ri. Dhe, ka pafundësisht më shumë gjasa të ndodhë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje