LAJMI I FUNDIT:

Mos pagesa e 63 milionë eurove, çështja mund të dërgohet në arbitrazh

Mos pagesa e 63 milionë eurove, çështja mund të dërgohet në arbitrazh

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, gjatë raportimit para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, ka folur rreth pretendimeve të kompanisë Bechtel & Enka, për penalet që kanë dal nga mos përmbushja e detyrimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në ndërtimin e autostradës “Arben Xhaferi”, e cila e lidhë Prishtinën me Shkupin.

Lekaj tha se mos pagesat me kohë nga ana e ish-qeverisë të vitit 2014-2016 ka bërë që kjo çështje të trashëgohet nga qeveria e tanishme dhe nëse nuk kryhen obligimet prej 63 milionë eurove shtesë, atëherë kompania sipas kontratës mund të dërgojë çështjen në arbitrazh. /Telegrafi/