Nuk e dimë nëse do të takoheni me ndonjërin prej tyre në rrugë, apo edhe më keq, nëse do të jemi objektiv i tyre potencial, transmeton Telegrafi.

Edhe pse gjatë dekadave shumë vrasës serikë përfunduan prapa grilave, megjithatë janë disa vrasës që i kanë ikur drejtësisë deri në ditët e sotme.


Më poshtë Telegrafi sjell disa nga vrasësit serikë dhe krimet e tyre të kryera.

Vrasësi nga lugina e Konektikatit

amerika(1)

Gjatë viteve '80-ta të shekullit të kaluar, ky person ka vrarë të paktën shtatë femra. Pavarësisht dy skicave të vrasësit, ai kurrë nuk u kap, por edhe gjurmët e tij u zhdukën.

Kasapi i i Frankford

amerika 2(1)

Ky vrasës serik ka përdhunuar dhe vrarë tetë femra në afërsi të Frankfordit të Filadelfias së SHBA-së, në mes të viteve 1985-1990.

Vrasësi në rrugën Kolonial

amerika 3(1)

Ai vrau të paktën tre çifte në mes të viteve 1986-1989, ndërsa të paktën tetë persona në shtetin e Virxhinias.

Vajza vrasëse

amerika 4

Tetë femra që punonin si shërbëtore ishin përdhunuar dhe vrarë në vitin 1884 në Austin, Texas. Të gjitha viktimat ishin gjymtuar me sëpatë.

Vrasësi Zodiac

amerika 5

Vrasësi që terrorizoi San Franciskon, duke i vrarë katër meshkuj dhe tri femra. Nofkën Zodiac e mori si pasojë e letrave që linte pas vrasjeve.

Delfina Lalori

amerika 6

Një vajzë e pasur nga Luiziana ka abuzuar, torturuar dhe vrarë viktimat e saj në vitin 1831. Krimet e saj u zbuluan kur pallatin e saj e kaploi zjarri, ndërsa disa trupa të pajetë u gjetën në dollape me shenja të dukshme të torturës. Megjithatë, ajo arriti të ikte në Francë, para se policia ta arrestonte.

Piktori

amerika 7

“Piktori” ka vrarë 14 persona dhe ka sulmuar tre persona të tjerë në San Francisko në mes të viteve 1974-1975, pasi më parë i kishte vizituar.

Grim Sleeper

amerika 8

Vrasësi serik nga Los Angeles, është konsideruar të jetë përgjegjës për të paktën dhjetë vrasje gjatë viteve 1985-2007. Pothuajse 14 vjet më pas nuk e vrau askënd, por më pas sërish u aktivizua, ndërsa ende gjendet në liri. /Telegrafi/