Site icon Telegrafi

Momenti që edhe Ronaldo duhet të ndihet i turpëruar – si e përjetoi Gosens refuzimin nga portugezi për një fanellë

Mbrojtësi i i Atalantas, Robin Gosens ka zbuluar një histori pas ndeshjes në lidhje me Cristiano Ronaldon në biografinë e tij që e bëri atë të skuqet dhe të turpërohet.

Kur ai shkoi të kërkonte fanellën e portugezit për të përmbushur një ëndërr të kahershme, ai u kthye me fjalë të ashpra. Edhe sot lojtari gjerman pranon se ka ndjerë siklet për incidentin.

“Pas ndeshjes kundër Juventusit, u përpoqa të përmbush ëndrrën time për të pasur fanellën e Ronaldos”, kujton Gosens në biografinë e tij të titulluar ‘Ëndrrat janë të vlefshme”.

“Pas vërshëllimës së fundit, unë shkova tek ai, pasi nuk kisha dalë as publikisht për të festuar … por Ronaldo nuk pranoi. Unë pyeta: ‘Cristiano, a mund ta kem fanellën tënde?’ Ai madje as nuk më shikoi mua, ai vetëm tha: ‘Jo!'”.

Gosens vazhdoi të shpjegonte se si bashkëveprimi me njeriun i cili më parë kishte qenë një idhull i lëndoi zemrën.

“Unë u skuqa dhe u turpërova plotësisht”, tha ai. “Unë u largova dhe u ndjeva i vogël. Ju e dini atë moment kur diçka e turpshme ndodh dhe ju shikoni përreth për të parë nëse dikush e ka vërejtur atë? Kjo është ajo që unë ndjeva dhe u përpoqa ta fsheh atë”, ka shtuar më tej anëtari i Atlantës.

Megjithatë mund të ketë ende një pjesë të mirë: skuadra e Gosens është pozicionuar në mënyrë të pabesueshme përpara Juventusit në tabelën e Serie A, një arritje që nëse ruhet do të siguronte hakmarrje të mjaftueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version