Momenti magjik - binjakët u panë sy më sy për herë të parë

Maddie Lawrence ka shënuar një moment të rëndësishëm në jetën e binjakëve të saj dizigotë, djalit Asher dhe vajzës Nico, ndërsa të dy u ulën për herë të parë në mënyrë të pavarur.
Duke qenë se ishin në nivelin e syve, Lawrence beson se ky ishte çasti kur Asher dhe Nico u vunë re vërtet njëri-tjetrin.
“Reagimi i tyre ishte gëzim i pastër. E dinin se tjetri ishte aty gjithë kohën, por tani më në fund mund të komunikonin me njëri-tjetrin”, tha ajo.
@mads_lawrence The first time they really noticed each other, AND made each other laugh! #boygirltwins #fraternaltwins #twinmom #6monthsold #laughingbaby ♬ original sound - MaddieLawrence
Nëna shpjegoi se papritur krijoi një mundësi për ndërveprim që më parë nuk funksiononte. Edhe pse njëri binjak herë pas here e vërejte vëllanë ose motrën, “bebi tjetër nuk reagonte”. “Asnjëherë nuk mund t’i bëja të shikonin njëri-tjetrin në të njëjtën kohë,” rrëfeu ajo.
“Kur u panë sy më sy dhe filluan të buzëqeshnin njëri-tjetrit, e dija që ishin vënë re, dhe nxora telefonin sa më shpejt të mundja”, shtoi Lawrence, duke ndarë videon në TikTok.
Lawrence, e cila ka edhe një djalë më të madh, Zephyr, me partnerin e saj Logan, nuk mund të besonte se kishte arritur të kapte atë moment të veçantë me kamerë.
Sot, thotë ajo, binjakët kanë një “marrëdhënie të ëmbël dhe të çmendur”, shpesh mbajnë duart dhe përpiqen të qeshin me njëri-tjetrin sa herë që u jepet mundësia. /Telegrafi/
















































