Ky është momenti kur droni ukrainas shkatërron një raketahedhëse të shumëfishtë të forcave ruse.
Siç raportohet, Brigada e 59-të e Motorizuar shkatërroi sistemin rus të tipit BM-21 Grad 122 mm me një granatë të vetme 40×53 mm, transmeton Telegrafi.
Granata që shkatërroi armatimin rus ishte hedhur nga një dron.
#Ukraine: The 59th Motorized Brigade destroyed a Russian BM-21 Grad 122mm multiple rocket launcher with a single 40x53mm grenade, adapted to be dropped from a drone, in #Donetsk City. pic.twitter.com/rVafnhklN5
— ?? Ukraine Weapons Tracker (@UAWeapons) March 25, 2023
Pamjet besohet se janë xhiruar në qytetin Donetsk, sipas një uebfaqe të Ukrainës.
Ndryshe luftime janë duke u zhvilluar edhe në qytetin Bakhmut të Ukrainës derisa ditë më parë u raportua se mund të nisë një kundërofensivë. Mirëpo, tani presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se nuk mund të fillojë kjo kundërofensivë pa siguruar më shumë armatim. /Telegrafi/