Ky është momenti kur një të pastrehu iu dhanë çelësat për një shtëpi, për herë të parë në 30 vjet.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ishte si një ëndërr e bërë realitet, kur Terry Allen, 70 vjeç, i cili ka qenë duke fjetur rrugëve dhe duke shpenzuar çdo ditë duke u shqetësuar se ku do të flejë gjatë natës.
Me kapelën e kaubojve ngjyrë kafe dhe një mjekër të gjatë, Allen ka qenë një fytyrë e njohur në rrugët e Port Talbot për 30 vitet e fundit, raporton WalesOnline.
Në janar ai zbuloi se sa të vështirë e kishte, duke thënë se ftohti po e vriste.
Menjëherë pas kësaj, z. Allen ishte vendosur në një hotel, falë këshillit të Port Talbot.
Këtë javë, për herë të parë në më shumë se 30 vjet, atij i është dhënë çelësi për shtëpinë e tij të parë të duhur në Cwmavon.
“Unë jam shumë i emocionuar – është qetë këtu dhe kjo është ajo që më pëlqen. Dua vetëm një jetë të thjeshtë dhe të qetë”.
Prona ishte e pamobiluar në momentin që i mori çelësat, por thuhet se brenda pak minutash atij i erdhi një divan dhe një krevat. Edhe donacione të tjera pritet të vijnë në ditët e ardhshme.
Allen tha se plani i tij ishte që të kishte peshk dhe patate të skuqura në natën e tij të parë në shtëpi.
Derisa ishte në hotel, jeta e tij kishte ndryshuar dramatikisht. Për shembull, ai kishte bërë një vizitë te mjeku, pas një kohe të gjatë.
Ai gjithashtu ka reduktuar alkoolin dhe shëndeti i tij mendor është përmirësuar dukshëm. /Telegrafi/