Barcelona nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Espanyolit me rezultat 1-1 në La Liga.
Ishte një ndeshje e vështirë për Barçën pasi kushtet për lojë ishin shumë të vështira dhe ishin vendasit ata që kaluan fillimisht në epërsi.
Rezultati u barazua nga Gerard Pique në minutën e 82-të pas asistimit nga Lionel Messi.
Argjentinasi u fut në lojë në minutën e 59-të, por vetëm një minutë më vonë ai u rrëzua në fushën përplot të RCDE Stadium.
Ishte Victor Sanchez ai që e shtyu argjentinasin, por që në fund shpëtoi pa u ndëshkuar.
Ndeshja e ardhshme do ta luajë në shtëpi kundër Getafes.
Vlen të theksohet se për vendasit shënoi Gerard Moreno në minutën e 66-të. /Telegrafi/
https://twitter.com/MessiZone/status/960229049376243713