LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Asnjëherë s’kemi thënë, kurrë me PDK-në

Molliqaj: Asnjëherë s’kemi thënë, kurrë me PDK-në

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se partia e tij asnjëherë nuk ka thënë se kurrë nuk do të bënte një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Duke folur për mundësinë e koalicioneve pas përfundimit të zgjedhjeve, Molliqaj ka thënë se megjithatë Vetëvendosje preferon një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Nëse ne do të fitojmë, sigurisht se nuk do ti fitojmë 51 për qind, do të dëshironim ti kishim 51 për qind, ne do të jemi shumë lartë, por jo 51. Atëherë janë dy mundësi PDK-AAK-NISMA, LDK-AKR-Alternativa. Ne besojmë që PDK duhet të paktën për një mandat të shkojë në opozitë. Asnjë herë nuk kemi thënë kurrë me PDK-në, por po themi që duhet një mandat të jetë në opozitë. Pastaj le të shohim”, ka thënë Molliqaj.


Sipas tij, koalicioni me LDK-në është një zgjidhje e imponuar në rrethanat aktuale.

“Mbetet objektivisht e pashmangshme LDK-ja por pa Isa Mustafën ashtu siç kemi thënë, për shkak se ka bërë dëme shumë të mëdha prej braktisjes së VLAN-it e deri te “Zajednica”, Demarkacioni, e pjesët e tjera të qeverisjes të cilat ne nuk mund ti anashkalojmë. Dhe për këtë arsye kjo është zgjidhja të cilën ne e shohim e cila nganjëherë është edhe zgjidhje e imponuar sepse s’ka tjetër”, ka thënë ai në një intervistë për “Zëri.info”.

“Por, po nëse më pyet a dëshiron PDK-AAK-NISMA apo LDK-AKR-Alternativa, kur unë jam subjekti i parë i cili ndërtoj qeverinë, sigurisht që kjo është zgjidhja më e mirë në krahasim me tjetrin”, ka thënë Molliqaj.

Në trend

Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Magazina
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori